U zhvillua ne Lezhe Konkursi i Praktikave me te mira ne Qeverisjen Vendore
Nė vazhdim tė projektit DLDP, programi pėr decentralizim dhe zhvillim lokal, tė nxitur nga Agjencia Zvicerane pėr zhvillim dhe bashkėpunim SDC dhe tė zbatuar nga Inter cooperation, Shkodėr, u zhvillua sot, nė ambjentet e shkollės profesionale Eterit Rogazioniste, Lezhė, Konkursi Rajonal i Praktikave mė tė Mira nė Qeverisjen Vendore pėr Qarkun Lezhė dhe Shkodėr. Nė konkurs morėn pjesė 16 nga 53 njėsitė vendore tė rajonit tė cilat konkuruan nė 5 kategori, si Planifikimi Strategjik, Menaxhimi Financiar, Shėrbimet Publike, Informimi dhe Komunikimi me qytetarėt dhe Bashkėpunimi Ndėrkomunal. Nėpėrmjet kėtij konkursi u synua promovimi i praktikave tė mira ndėrmjet njėsive tė qeverisjes vendore pjesėmarrėse si dhe shkėmbimi i eksperiencave nė mėnyrė qė tė nxitet zgjerimi i ideve tė reja nė sa mė shumė njėsi. Nė hapjen e kėtij aktiviteti, ne seancen plenare, pėrshėndetėn Ambasadorja e Konfederatės Zvicerane nė Shqipėri, Zj.Yvane Enzler, Zv.Ministri i Punėve tė Brendshme Z.Ferdinand Poni, Kryetari i Kėshillit tė Qarkut Lezhe, Z.Bardh Rica dhe Zj.Valbona Karakaci, menaxhere e projektit. I pranishėm nė takim ishte edhe Prefekti i Qarkut Lezhė, Z.Pal Dajci. Bashkia Lezhe konkuroi ne fushen e Sherbimeve Publike, me projektin e Grumbullimit dhe Menaxhimit te Mbetjeve Urbane ne Menyre te Diferencuar. Prezantimi i projektit u krye nga Zv.Kryetari i Bashkisė Lezhė Z.Arjan Barbullushi. Per projektin e prezantuar nga Bashkia Lezhe kishte mjaft interes dhe u bene shume pyetje. Ne perfundim, nje Juri e specializuar e kompetente dha cmimet. U deklaruan fitues: Bashkia Shkodėr, Komuna Bushat, Bashkia Lezhė, Komuna Dajē (Shkodėr) si dhe Bashkia Rubik nė bashkėpunim me Bashkinė Rrėshen. Pjese e rendesishme e konkursit ishte edhe panairi i organizuar nga bashkite e komunat pjesmarrese. Stenda e Bashkise Lezhe, e konceptuar ne dy pamje, ku njera kishte materiale ilustrative, foto e grafike nga projekti dhe arritjet e bashkise ne vitet e fundit dhe tjetra permbante disa nga botimet me kryesore te Bashkise, si Strategjia e Zhvillimit Ekonomik te qytetit, Plani i Veprimit ne Mjedis, Buletinet e fundit informative, flete palosje etj, per te cilat pati interes dhe u kerkuan materiale nga pjesemarresit. Ky konkurs vjen pas fazės sė parė tė vizitave nė terren nėpėr tė gjitha njėsitė vendore dhe njohjen nga afėr tė praktikave tė punės si dhe tė kapaciteteve tė secilės njėsi pėr menaxhimin e projekteve dhe aseteve. Projekti do tė vazhdojė mė tej me aplikimin pėr financim projektesh pėr tė cilin janė vėnė nė dispozicion 950 mijė euro nga Bashkėpunimi Zviceran. Bashkia Lezhe do te vijoje konkurimin si pjesemarrese aktive ne kete projekt.
Editimi i fundit: E Merkure, 28 Korrik 2010
|