HOME » LAJME 
Rezultatet e para te vizites se Keshillit te Bashkise Lezhe ne Itali

Vizita qe u be nga Keshilli dhe Aparati i Bashkise Lezhe ne disa komuna Italiane jep frytet e para. Ditet e fundit nje grup investitoresh nga ky vend ishte ne Lezhe.Takimin e pare e bene ne zyren e titullarit te ketij institucioni, i cili, u prezantoi investitoreve nga vendi fqinje mundesite e bashkepunimeve, fushat ku ato mund te investojne dhe per te cilat aktualisht ka me nevoje qyteti i Lezhes. Grupi i investitoreve italiane beri pastaj vizite ne vendin ku do te ndertohet Parku Industrial si dhe ne disa zona te qytetit te Lezhes. Ato u shprehen te gatshem te investojne ne Lezhe. Franco Mastropierro, aktualisht konsulent financiar, ish Kryetar Komune, i cili shoqeroi grupin e investitoreve italiane, mori te gjithe materialin e nevojshem informativ dhe bazen ligjore per ta diskutuar ne Itali me instancat kompetente dhe  per tu kthyer ne Lezhe ne nje faze te dyte, tashme me ide te qarte dhe synime konkrete. Vizita e sotme e grupit italian ne qytetin tone, eshte reflektim i takimeve te punes qe keshilli i Bashkise beri ne disa komuna italiane ne prill te ketij viti.   

Editimi i fundit: E Premte, 30 Korrik 2010


Bashkia Lezhe
Lagjia Skenderbeg
Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
Tel: +355 215 22270 / 22219
Fax: +355 215 22570

POSTA ELEKTRONIKE