HOME » LAJME 
Vazhdojne punimet ne rruget kryesore te qytetit

Asfaltimi i rrugeve te qytetit tashme eshte ne fazen perfundimtare. Eshte perfunduar rruga Luigj Gurakuqi, nga Ura e Cenit deri tek semafori, eshte kryer gjithashtu asfaltimi i nje pjese te shetitores Gjergj Fishta dhe po behen pergatitjet per te avancuar me pjeset tjera. Nderkohe, punimet vijojne edhe per sistemimin e KUB e KUZ, ne segmentin nga rruga e spitalit deri afer kryqezimit te rruges Kosova. Do te jete ky nje investim mjaft i rendesishem. Qytetaret e dine dhe e kane vuajtur permbytjen e kesaj zone edhe me pak mm reshje. Jashte parashikimit dhe preventivave paraprake po kryhewn punime ne 230 ml gjatesi kanali. Ne 130 metrat e para eshte zhbllokuar teresisht kanali dhe u vendosen tubacione me diameter 1 m, ndersa ne pjesen tjeter u be pastrimi i kanalit. Me kete nderhyrje qe perfundon keto dite, zgjidhet njehere e mire inondimi i kesaj pjese te Lagjes Beselidhja. Drejtuesit e Bashkise po e ndjekin me shume pergjegjesi ecurine e ketyre punimeve per te bere te mundur qe aty ku nderhyhet te mos jete nevoja per tu kthyer me pas. Ne kete kanal eshte nderhyre edhe here te tjera, por realisht ka munguar kontrolli dhe nuk eshte bere pune e kujdeseshme. Sidoqofte, mendohet se kjo do te jete nderhyrje vendimtare, e cila do te evitoje shqetesimet e vazhdueshme dhe ankesat e qytetareve te ketij blloku banimi.

Editimi i fundit: E Hene, 26 Korrik 2010


Bashkia Lezhe
Lagjia Skenderbeg
Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
Tel: +355 215 22270 / 22219
Fax: +355 215 22570

POSTA ELEKTRONIKE