Zevendeskryeministri Meta ne nje takim pune ne Lezhe
Ditet e fundit beri nje vizite pune ne Lezhe zvkryeministri dhe Minister i Jashtem Ilir Meta sebashku me zvministrin e puneve publike Haxhinasto.Takimi u zhvillua me drejtues te pushtetit vendor te ketij qyteti.Kryetari i Bashkise se Lezhes i priti drejtuesit e larte ne ambjentet e kesaj bashkie duke bere nje panorame te arritjeve e objektivave te realizuara ne kete qytet.Ne fjalen e tij, zoti Meta theksoi synimet e qeverise Berisha per permbushjen me sukses te mandatit dhe pershpejtimin e hapave, ne menyre qe vendi te plotesoje ne kohe e cilesi ambicjet e veta per ne BE.Objektivi me i afert i Qeverise theksoi zvkryeministri Meta eshte perfitimi nga vendimi i KE per liberalizimin e vizave.Brenda Korrikut pritet te merret vendimi per ceshtjen e vizave Shengen.Per kete qeveria po punon intensivisht.Ne takim u trajtuan edhe ceshtje te mirefunksionimit te pushtetit vendor:Investimet e bera dhe ato ne proces, ceshtje te marredhenieve me komunitetin qytetar, puna e vecante e bere ne Lezhe per trajtimin e mbetjeve urbane, ajo per Parkun Industrial i cili dora dores do te zgjidhi punesimin ne Lezhe si qytet duke ndikuar pozitivisht edhe per Qarkun;puna e lavderueshme qe behet ketu per nje harmonizim e bashkepunim me OJF dhe faktore te tjere, gjithnje per te permiresuar kushtet e jetes te komunitetit qytetar.Zoti Ilir Meta, zevendeskryeminister e Minister i Puneve te Jashteme gjate kesaj vizite ne Lezhe, nenvizoi me pas edhe disa detyra qe i dalin forces politike qe Ai drejton, LSI, per rritjen e ndjenjes se pergjegjesise ne te gjitha nivelet, ne baze ne radhe te pare, per te justifikuar besimin e dhene per nje sherbim te pergjegjshem ndaj qytetarit, por edhe duke punuar per te nesermen, per punet e dites dhe pergatitjen per zgjedhjet e ardheshme vendore, te cilat jane ne dere-tha Ai.Forca jone politike, theksoi zoti Meta, ka dite qe po punon per nje rishikim cilsor te Kodit Zgjedhor, bazuar ne vezhgimin tone, por edhe ne sugjerimet e dhene nga eksperte te OSBE dhe ODIR.Sebashku, u theksua ne kete takim te rendesishem, te punojme me ritme tjera per ristrukturimin e strukturave, duke vleresuar me shume se kurre sherbimin ndaj qytetarit, rritjen e besimit tone, minimizimin e ankesave, plotesimin e kerkesave me objektivitet.
perg; p kola
Editimi i fundit: E Hene, 08 Mars 2010
|