HOME » LAJME 
Analiza vjetore e Bashkise Lezhe

U zhvillua analiza e punes njevjecare te Bashkise.Ishin te pranishem Prefekti i Lezhes z.Pal Dajci, Kryetari i Keshillit te Qarkut z.Bardh Rica, deputeti z.Gjovalin Kadeli si dhe drejtuesit e institucioneve ne qytet.

Takimin e hapi Kryetari i Bashkise z.Viktor Tusha i cili, duke falenderuar te ftuarit, nenvizoi rendesine e ketij takimi  pune.Kryetari mbajti raportin per veprimtarine kryesore te institucionit te bashkise per vitin 2009.

Nder arritjet me kryesore te shenuara gjate ketij viti u theksuan:-Rritja e nivelit te sherbimit te bashkise, te institucioneve vartese dhe sipermarrjeve, ne interese te komunitetit qytetar,

-ngritja e nivelit te performances te punonjesve duke synuar korektese maksimale me qytetarin e thjeshte;   -permiresimi i nivelit te bashkepunimit me Keshillin e Bashkise per nje vendimarrje efektive;

-rritja e rolit te bashkise per nje sherbim sa me te pergjegjshem ndaj komunitetit qytetar per ujin e pieshem, per energjine elektrike, per sherbimin shendetesor, per edukimin,sherbimin arsimor ne teresi, per strehimin.   -ngritja e rolit te institucioneve kulturore e sportive per edukimin qytetar;

Qyteti i Lezhes sot ka:

Me shume parqe,lulishta dhe siperfaqe te gjelbruara per banor.Me shume projekte te hartuara  dhe nje planifikim objektiv per te ardhmen.Bashkia ka ide te plote per zhvillimin e qytetit.Nje pervoje te re per mbledhjet e diferencuara te mbetjeve urbane, unikale ne shkalle vendi.Jane hedhur hapa konkrete perpara per zgjidhjen e punesimit duke projektuar Parkun Industrial te Qytetit i dhene tashme me koncesion bashkise nga ana e qeverise shqiptare.Eshte drejt perfundimit realizimi i Planit Rregullues te Lezhes;

Kemi ngritur nje Qender Sociale Funksionale per Moshen e Trete e cila ofron disa sherbime per qytetaret;

Ndertuar Ujesjellesi ne Lagjen Nene Tereza si dhe KUZ-t.Eshte ne proces e gjithe infrastruktura e zones;

Kemi avancuar me realizimin e investimeve per Lagjen"Skenderbeg", ne Bllokun 11.2 ha e blloqe te tjera banimi etj.Eshte ne perfundim rikostruksioni i plote i rruges Kallmetit.Ne raportin e mbajtur nga Kryetari i Bashkise, krahas arritjeve,t heksi u vu edhe ne disa mosrealizime, duke u ndalur sidomos ne deficitin e krijuar ne mbledhjen e te ardhurave lokale; ne ecurine e ngadalte te investimeve me te ardhura vendore; per nje efektivitet me te larte ne sqarimin dhe zgjidhjen e ankesave te qytetareve, per te cilat Kryetari i Bashkise beri analize te detajuar, evidentoi gjendjen dhe shkaqet, percaktoi pergjegjesit dhe c eshte me kryesore, u dhane edhe drejtimet per te reflektuar me mire per kete vit.U shtruan detyra konkrete per sejcilin punonjes, zyre e drejtori.Pershendeten ne kete analize pune Prefekti i Lezhes, Kryetari i Qarkut si dhe Kryetari i Keshillit z.Frano Kulli.Ne perfundim, u prezantuan edhe objektivat kryesore te Bashkise per 2010, duke theksuar:

-Rritjen e efektivitetit ne pune te Bashkise per nje sherbim korekt ndaj qytetarit;

-Ndertimin e Rruges se Spitalit dhe per Kala e Sheher;

-Hartimi i nje Guide orientuese per Zonen Industriale;

-Kryerja e Studimit te Planit Rregullues te Lezhes;

-Zgjidhja e ceshtjes se parkimit te automjeteve,nepermjet ndertimit te nje parkimi nentoksor etj;

-Perfundimi i investimeve ne Lagjen Skenderbeg, Nene Tereza, Bllokun 11.2 ha etj;

-Nderhyrje me investime ne disa trotuare,rruge dhe blloqe banimi;

-Rikostruksion i pergjithshem i rrugeve kryesore ne qytet;

-Do te kete edhe ndertime te reja per objekte shkollore si dhe rikostruksione te disa veprave kulturore e sociale.
Per te gjitha objektivat tashme jane hartuar edhe programe pune me afate e persona pergjegjes.

Editimi i fundit: E Merkure, 27 Janar 2010


Bashkia Lezhe
Lagjia Skenderbeg
Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
Tel: +355 215 22270 / 22219
Fax: +355 215 22570

POSTA ELEKTRONIKE