Ne 542 Vjetorin e Skenderbeut :
-Meshe e Shenjte ne Katedralen e Lezhes
Ne perkujtim te dites se vdekjes se Gjergj Kastriotit, "Skenderbeu", diten e diele, date 17 Janar 2010, ne Katedralen e qytetit te Lezhes u organizua Meshe e Shenjte.Moren pjese qindra qytetare te Lezhes e nga zona.Ishin te pranishem edhe perfaqesuesit e pushtetit vendor, Kryetari i Bashkise, Prefekti si dhe drejtues te tjere te bashkise e institucioneve vartese.Krahas Arqipeshkvit te Lezhes i cili celi meshen duke vleresuar rolin e Skenderbeut dhe lidhjen e tij me Lezhen, ishin edhe arqipeshkvi i Shkodres, monsinjor Angelo Massafra i cili mbajti kete meshe te vecante, tradite kjo tashme e perviteshme per Lezhen, si dhe Ipeshkvi i Reshenit,Kristofor Palmieri.Aktivitet e kesaj dite vijuan me nje vizite kortezie ne Memorialin-vend varrimi i Heroit Kombetar, ku u vendosen kurora me lule nga perfaqesues te Bashkise, Keshillit Bashkiak, Prefektures dhe te disa forcave politike.Prej ketu pjesemarresit u drejtuan per ne pallatin e Kultures per te ndjekur filmin artistik "Skenderbeu".Gjate te gjithe kohes aktivitetet e kesaj Dite te Vecante per Lezhen dhe vendin u shoqeruan me radiomontazhin,"Skenderbeu-mit i gjalle i shqiptareve"
Editimi i fundit: E Diele, 17 Janar 2010
|