REPUBLIKA E SHQIPERISE
BASHKIA LEZHE

POSTA ELEKTRONIKE



HOME » LAJME » 
Segmenti rrugor qe lidh rrugen e kalase me ate te spitalit Lezhe
12/03/2012 Me te njejtat standarte si rruga per ne kalane e Lezhes, tashme e perfunduar, kane nisur punimet per ndertimin e segmentit tjeter qe lidh kete aks rrugor me rrugen e spitalit. Shtesa e fondit prej 9 milion lekesh dhene nga Fondi Shqiptar i zhvillimit, thekson kreu i Bashkise Tushaj, do te mundesoi perfundimin brenda 2 muajve te  ketij segmenti aq te domosdoshem per banoret e dy lagjeve te qytetit dhe shfryrjen e trafikut te rruges se spitalit. Duke shfrytezuar ditet me mot te mire, firma zbatuese e ketij projekti po avancon me grafikun e punimeve, per te bere te mundur realizimin para aftit te objektit.
Ndertimi i unazes se spitalit Lezhe.
Punimet  per ndertimin e unazes se spitalit rajonal te qytetit te Lezhes po ecin me ritme te pershpejtuara. Ky projekt me vlere 58 milion lek financuar nga Qeveria Shqiptare, pritet te perfundoi breda muajit Maj te ketij viti dhe do te zgjidh perfundimisht problemet e trafikut qe krijoheshin ne rrugen ekzistuese te spitalit. Deri tani ka perfunduar 75 % e volumit te pergjithshem te punimeve. Nderkohe  ky segment rrugor eshte afruar fare prane spitalit dhe kryetari i Bashkise Viktor Tushaj gjate inspektimit te punimeve, kerkoi dhe mirekuptimin e qytetarve te kasaj lagjeje qe preken nga zbatimi i ketij projekti te rendesishem infrastrukturor per qytetin dhe jo vetem.  Pas perfundimit te betonimeve mbrojtese, me ngritjen e bazamentit te rruges dhe mbushjen e trupit te saj do te filloi menjehere asfaltimi i rruges, ē’ka shenon perfundimin e unazes se spitalit rajonal te Lezhes, investim ky i shumepritur nga banoret e tre rretheve te ketij Qarku.
 
Pergatiti  Rrok Lelēaj