REPUBLIKA E SHQIPERISE
BASHKIA LEZHE

POSTA ELEKTRONIKE



Pallati i Kultures i Qytetit te Lezhes
07/09/2011

Pallati i Kulturės i Qytetit tė Lezhės -pak histori dhe pak aktualitet- Institucionet e para me karakter kulturor do te fillonin tė ngriheshin aty nė vitet 1946-47. Kinema "Drini" dhe shtėpia e kulturės dhe krijimtarise popullore "Manush Alimani", njė emer qė do t’a mbante edhe mė vonė kur do tė ngrihej godina e re e pallatit tė kulturės. Fillimisht veprimtaritė kulturore-artistike bazoheshin thuajse plotėsisht ne levizje diletante, qė ne zanafillė do tė ishin tė thjeshtaø pėr tė ardhur mė pas nė njė rritje graduale mė cilėsore e mė tė organizuar, ku pjesė e debutimeve, fjalėse artistike e veprimtarive emancipuese do tė beheshin mėsuesit. Cka pėr qytetin e Lezhės shumica u pėrkisnin tė ardhurve nga Shkodra e zona tjera. Me ardhjen nė Lezhė nė 1963 tė Agim Velės, njė muzikant i talentuar e gjithė pasion, do tė vihej re dhe njė trajektore e re ndryshimi nė jetėn muzikore e koncertale. Ardhja e tij bėri qė publiku aq shumė i etur, tė shijonte kėsaj here dhe bukurinė, finesėn e profesinalizmin e drejtueseve tė kėtij zhaneri. Kėngėtarė dhe instrumentistė, pėrfshirė dhe ata tė veglave e orkestrinave popullore, duke u grupuar e drejtuar mė mirė, u rritėn cilėsisht nė interpretim e sollėn tė reja me vlerė. Kėsaj periudhe do ti pėrkiste edhe vėnja nė skenė e tė parės operetė titulluar"Bardha". Kjo gjė pėr qytetin e Lezhės do tė pėrbente njė risi e njė ngjarje qė do tė mbetej nė kujtesė si zanafillė e nisjes sė artit skenik nė kėtė qytet. Lėshuan rrėnjė e pastaj me radhė nisi te krijohej njė bėrthamė me humoristėt e parė, premierat e para tė estradės qė me vonė do tė krijonte nje traditė qė nuk do kalonte pa lėnė gjurmėt e veta. Por gjithsesi nė baza dėshire vullnetare e patjeter nė kuadrin e njė lėvizje amatore. Pėr tė kaluar mė pas nė vėnjen nė skenė pjesėsh tė vogla teatrale qė mė vonė do tė njihte dhe ajo rrjedha tė reja e do tė krijonte traditen e vet ku rritja e numrit tė interpretuesve do tė sillte edhe drejtues, dirigjentė e regjizor tė shkolluar qė do tė merreshin me kėto veprimtari. Nė 1968 kultura lezhjane do tė pėrjetonte njė ngjarje disi tė veēantė: u krijua ansambli qė mori emrin "Ciftelia", i cili mė vonė do tė behej si strehė artistike e njė plejade tė terė kėngėtaresh, drejtuesish muzikorė, interpretuesish e folkloristesh tė talentuar, emri i tė cilėve do t’i kalonte tashmė kufijtė e rrethit tė Lezhės. Ky ansambėl pak nga pak mori vlera kombėtare, element tė tij debutuan me virtuozitet dhe nė skenat e huaja deri nė Dizhoni tė Francės. Ansambili ka marrė vlerėsime dhe ėshtė ēmuar me medalje tė larta pėr vlerat qė krijoi e kontibutet qė dha. Pas viteve 70 thuajse tė gjithė sektorėt mbi tė cilat u organizua pallati i ri kulturės do tė drejtohen nga specialistė tashmė tė pėrgatitur nė shkollat artistike e Institutin e Arteve. Dhe cilet ishin sektoret nė atė periudhė? Sektori i teatrit, muzikės e interpretimit, sektori i kulturės masive dhe ai i koreografisė. Persa i perket sektorit tė valleve e koreografisė Lezha duke qėnė njė trevė me kaq pasuri nė veshje e nė vallet e saj karakteristike, po edhe nė qytet me njė numėr valltarėsh tė spikatur, shpejt do tė bėhej njė sektor me rrezatim tė gjėre debutues tė njohur, deri nė shkallė vendi. Pėr tė vazhduar mė pas me 1971 qė do tė ngrihej, ndonėse gjysmė profesionist, teatri i kukllave. Dhe po nė kėto vite do tė ngrihej edhe orkestra frymore e qytetit, estrada me recital si dhe teatri. Nisin nė ketė kohė qė veprimtaritė tė jenė tė planifikuara e me program shfaqjesh. Pėr tė kaluar nė njė fazė tė re kur filluan festivalet e kėngės popullore si edhe ato tė pionerėve tė cilėt ishin te pėrvitshėm dhe me krijimtrari tė re. Mund tė themi se deri nė vitin 1990 nga ana e specialistėve e amatorėve tė kėtij pallati u zhvilluan dhe shfaqėn nė skenė: 8 premiera te ansamblit artistik dhe 4 tė tilla te ansamblit folklorik, 11 festivale te fėmijėve, 22 premiera tė trupės se estradės dhe 12 tė tilla tė teatrit. Po kėshtu u dhanė 28 premiera te teatrit te kukullave dhe mbi 220 veprimtari te kultures masive, siē quheshin atėherė. Natyrisht ndėrtimi i pallatit tė ri tė kulturės me 1983 bėri qė tė krijohen hapsira e mundesi mė tė mėdha. Pėr pasojė edhe numri dhe cilėsia e kėtyre veprimtarive shėnoi rritje. Kushtet ishin mė komode, me kėrkesa mė tė larta e terhiqnin mė shumė debatues e konsumator tė artit. Nisur nga kjo, nga Lezha morėn rrugėn e ngjitėn shkallaret pėr nė veprimtari nė shkallė vendi edhe kėngėtarė, drejtues e interpretues tė nivelit kombėtar. Edhe pas viteve 90 me erėn e re tė demokracisė, pallati nė kushte tė reja, vijon tė jetė njė qender me vlera pėr kulturimin e rrezatimin e jetės artistike pėr qytetarėt e vet. Dhe megjithė vėshtirėsitė e fillimit, ėshtė pėrpjekur tė gjejė vendin e vet nė kėto zhvillime tė vrullshme transformuese. Pėrvoja e largėt mbase do tė sherbejė pėr tė ndertuar e bėrė atė hap cilėsorė pėr tė cilėn ka nevojė shoqėria e sotme lezhjane, kohėt e reja tė progresit shoqėror e kulturor, stadi ne te cilin jemi. Dhe me pėrpjekjet, dėshirat e mira dhe me njė angazhim mė tė madh, ndihmen nė rritje qė shpresojmė tė japė pushteti vendor, roli e funksioni i ketij institucioni tė rėndėsishem kulturor e artistik, do ti ēojė mė tej pėrvojat dhe nivelin e cdo veprimtarie qė do tė zhvillohet kėtu. Kohė pas kohe kėtu ka veprimtari tė vogla, tė mėdha , koncerte apo me tė ftuar e interpretues. Jeni tė mirėpritur kurdoherė! Pallati Kulturės