HOME » Qyteti  » Monumente kulture 
Monumentet e kultures ne qytetin e Lezhes

Lezha, (Lissus antic) eshte krenare qe e ka lindjen e vet te njekohshme me qytet e tjera antike si Durresi, Apollonia, Shkodra, Berati, Butrinti etj dhe te gjitha se bashku perbejne djepin eqyteterimit te Shqiperise se lashte. Qyteti vazhdon te kete rendesi te madhe historike dhe gjate mesjetes si vendi ku behet bashkimi i shqiptareve per qendrese historike ndaj pushtuesve osmane si dhe nje nga qendrat e Skenderbeut e me pas vendi ku ai vdes e varroset. Po ashtu Lezha ka kontributin e vet te gjithanshem edhe ne kohen e re dhe moderne ne perparimin e rajonit dhe te te gjithe vendit. Lezha, per cdo vizitor vendas apo te huaj ofron vlera unikale, arkeologjike, monumentale e historike. Akrolissi (shek. 11 p.k.) Gjurmet me te hershme te qyteterimit ne lezhe. Lissusi (385 p.k) qyteti antic mjaft i zhvilluar e me rendesi te vecante arkeologjike dhe historike. Kalaja e Lezhes (filluar ne shek 4 perfunduar ne vitin 1521) eshte nje nga vlerat e spikatura monumentale e historike te qytetit. Obelisku (1968) eshte nje veper monumentale ne qender te qyteti qe perjeteson bashkimin e princave shqiptare nen udheheqjen e Skenderbeut per ti bere balle pushtimit osman, ne kuvendin e Lezhes ne 2 mars 1444. Vendvarrimi i Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1981) mbi rrenojat e Kishes se Shenkollit eshte e ndertuar Memoriali per te nderuar vendin ku u varros Heroi Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me 17 Janar 1468. Shtepia e Mlikajve (1910) eshte nje banese tipike qytetare e Lezhes (ka qene ish muzeu i qytetit). Ura e Vjeter (1926) ura me e vjeter e ndertuar mbi lumen Drin. Lezha per cdo vizitor te saj ofron edhe vlerat e saj kulturore e artisktike qe disponon. Biblioteka e qytetit (2001) jeta bibliotekare ne qytetin tone ka filluar shume me heret, por kjo eshte godina e re qe ofron nje fond te madh librash ne gjuhen shqipe e gjuhe te huaja si dhe shume sherbime te tjera. Pallati i Kultures (1983) eshtë nje qender e rendesishme e veprimtarive te shumta kulturore, artistike, shkencore qe zhvillohen periodikisht ne planin local e kombetar dhe gjallerojne jeten e komunitetit tone. Galeria e arteve (ne pallatin e kultures), eshte qender e ekspozimit te veprave te autoreve lezhjane e me gjere dhe qe organizon veprimtari te vazhdueshme. Stadiumi Beselidhja i qytetit dhe terrene e ambjente te tjera sportive, jane ambjente jo vetem per te argetuar publikun por edhe per pjesemarrjen e tyre dhe ushtrimin e veprimtarive fizike. Qyteti yne pervec ketyre vlerave te rendesishme historike, arkeologjike, kulturore, artistike i ofron vizitoreve te saj edhe bukurite e spikatura natyrore si malin, kodren, fushen, lumen, detin dhe lagunat e saj si Kune e Vain c'ka i japin atyre kenaqesine maksimale.

Editimi i fundit: E Enjte, 01 Tetor 2009


Bashkia Lezhe
Lagjia Skenderbeg
Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
Tel: +355 215 22270 / 22219
Fax: +355 215 22570

POSTA ELEKTRONIKE