Zyra e Auditimit te Brendshem organizon, drejton e kontrollon gjithė aktivitetin pėr njohjen e legjislacionit bazė qė i duhet gjatė punės stafit tė kontrollit.Mbas miratimit tė programit, ndjek e kėrkon nė vazhdimėsi zbatimin e programit vjetor tė kontroll-revizionit dhe atij tė kontrollit-tematik. Bazuar nė programin vjetor tė kontrollit, harton programe mujore tė kontrollit. Vlerėson raportin e kontrollit (vlerėsim teknik), tė hartuar nga grupi i kontrollit sė bashku me tė gjithė elementėt e tjerė te dosjes sė kontrollit dhe ia paraqet pėr miratim Kryetarit tė Bashkisė. Mbas miratimit tė raportit nga Kryetari i Bashkisė i kėrkon grupit te kontrollit hartimin e dokumenteve pėrfundimtare tė kontrollit. Kėrkon dhe kontrollon zbatimin e pėrfundimeve tė kontrollit nga subjektet e kontrolluara, nė afatet e kėrkuara nga aktet ligjore. Drejton kontrollin ekonomiko-financiar (vlerėsimet e dėmeve etj.) nė raste tė emergjencave civile dhe nė cdo rast kur kėrkohet me ligj tė vecantė. Paraqet raportin e kontrolleve tė kryera sa herė qė e kėrkon Kėshilli Bashkiak dhe strukturat e tjera tė qeverisjes vendore, konform ligjit. Harton njoftimin pėr punėn e kryer (pėr efekt statistikor) pėr rezultatet e kontrollit dhe realizimin e planit tė kontrollit, pėr Prefekturėn dhe Qarkun, sa herė qė kėrkohen; .
Realizon vlerėsimin teknik pėr raportet e kontrolleve tė jashtme qė i bėhen Bashkisė dhe ia paraqet Kryetarit tė Bashkisė. Objekti i kontrollit te Zyres se Auditimit te Brendshem eshte kontrolli i ndėrmarjeve dhe institucioneve shtetėrore, buxhetore e jo buxhetore tė vartėsisė sė Bashkisė e tė vetė Bashkisė; Kontrolli pėr organizimin dhe mbajtjen e kontabilitetit, rregullshmėrinė e dokumentacionit pėr administrimin, ruajtjen, dokumentimin e vlerave monetare, pėr saktėsinė e llogaritjes sė kostos etj; Kontrolli i efektivitetit te pėrdorimit tė fondeve buxhetore si dhe ato nga tė ardhurat e vet Bashkisė dhe tė sektorėve tė tjerė tė brendshėm tė saj; Kontrolli, nė cdo moment qė i kėrkohet nga Kryetari i Bashkisė, i cdo lloj shpenzimi qė bėn Bashkia dhe subjektet nė vartėsi, si nė fushėn e investimeve dhe nė shpenzimet operative, duke kontrolluar respektimin e akteve ligjore e detyrave qė shtron vetė Kryetari; Kontrolli nė disa subjekte njėherėsh pėr tė eleminuar tendencat e gabuara nė cėshtje si:-blerjet e vogla, inventarizimi, dhėnia me qera, nxjerrja jashtė pėrdorimit, administrimi i bazės materiale, verifikimi i materialeve tė furnizuara e elementė tė tjerė tė administrimit ekonomiko financiar etj;
Editimi i fundit: E Marte, 13 Prill 2010
|