HOME » Bashkia  » Drejtorite  » Drejtoria e Programim Zhvillimit 
Objektiva te Drejtorise

Drejtoria e Programim Zhvillimit  po punon  aktualisht me objektiva konkrete, si hartimin e strategjise e Zhvillimit  te Qytetit, ne vijim te Strategjise Kombetare te Zhvillimit; monitorimin, realizimin e detyrave per implementimin e planeve dhe strategjive te zhvillimit per  sektore te vecante ne qytet; perpilimin dhe hartimin e indikatoreve te zhvillimit te teritorit, duke grumbulluar te dhenat e nevojeshme dhe mbi bazen e tyre, ne bashkepunim me sektore e drejtori te aparatit  e te institucioneve, te beje pergjithesimet e nevojshme dhe te percaktoje drejtimet  e zhvillimit; ndjekjen e ceshtjeve te infrastruktures ne teritor duke bashkepunuar me drejtori e sektore te aparatit, si me Drejtorine e Urbanistikes, me Drejtorine Juridike & te Prokurimeve Publike, etj. Realizimi i ketyre synimeve  kryesore po behet e mundur ne saje te sigurimit te asistencės pėr hartimin e projekteve tė paraqitura nga drejtoritė  dhe sektoret e Bashkisė Lezhe; identifikimi  dhe sigurimi i kontakteve tė vazhdueshme me  agjensi qė kanė potencialin donator apo partner tė mundshėm nė projektet e Bashkisė Lezhe; sigurimi i marredhėnieve tė efektshme midis Bashkisė Lezhe dhe donatorėve (pėrfshi komunitetin nė kuadėr tė projekteve pėrkatėse); realizimi i monitorimit te  projekteve dhe pėrgatitja e raporte vlerėsuese tė realizimit tė objektivave tė tyre; koordinimit te projekteve te pėrbashkėta tė Bashkisė me komunitetin, OJF-tė, grupet, shtresat e qytetit tė Lezhes, tė cilat marrin pjesė si donator apo si Kėshillues nė kėto projekte. Aktualisht po punohet ne dy drejtime kryesore, se pari hartimi i Masterplanit per Turizmin ne Lezhe, ne bashkepunim me Universitetin Europian per Turizem, me te cilin eshte nenshkruar nje marreveshje e vecante bashkepunimi dhe se dyti rishikimin e Strategjise se Zhvillimit te Qytetit, ne bashkepunim me Fondacionin per Autonomi Vendore dhe Qeverisje. Per te dyja keto veprimtari madhore  eshte ne proces ndertimi i strukturave dhe i kalendarit te veprimtarive.

Editimi i fundit: E Marte, 28 Prill 2009


Bashkia Lezhe
Lagjia Skenderbeg
Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
Tel: +355 215 22270 / 22219
Fax: +355 215 22570

POSTA ELEKTRONIKE