HOME » Urbanistika  » Leje shfrytezimi 
Kriteret per marrjen e lejes se shfrytezimit

Leja e shfrytezimit te objektit jepet kur plotesohen kerkesat e ligjit Nr. 8402 date 10.09.1998 "Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit " si dhe ligjit Nr. 9200 date 26.02.2004 " Mbi disa shtesa e ndryshime ne ligjin Nr. 8402".
Po japim disa nga kerkesat e ligjit Nr. 8402 :


Neni 11

Me perfundimin e punimeve te ndertimit, brenda 30 diteve, zbatuesi i punimeve depoziton ne seksionin e urbanistikes ne rreth ( bashki, qark, komune etj ) nje relacion se bashku me dokumentacionin perkates ne dy kopje per plotesimin e detyrimeve qe rrjedhin nga neni 9, si dhe :
-certifikaten e materialeve te perdorura, leshuar nga laboratoret e percaktuar ne nenin 14 te ketij ligji
-certifikaten per ndertimet e paranderura
-perfundimet e provave te ngarkeses, duke bashkelidhur aktet e mbajtura per kete qellim
-dokumentet qe vertetojne se objekti eshte zbatuar ne perputhje me projekt zbatimin, pa shmangje ne drjetimet funksionale dhe statike.
 
Neni 12

Te gjitha objektet e perkufizuara ne nenin 3 duhet ti nenshtrohen kolaudimit tekniko ekonomik, i cili ka per qellim te verifikoje se :

-objekti eshte realizuar ne kushtet teknike
-objekti eshte realizuar ne perputhje me kontraten dhe anekset e saj
-cmimet e aplikuara jane sipas percaktimeve te kontrates
Ne kete akt verifikohen edhe kerkesat e zbatuesit te paraqitura gjate zbatimit te punimeve.
Kolaudatori eshte person i licensuar i miratuar nga Ministria e sektorit, Kolaudatori percaktohet nga investitori. Akti i kolaudimit te punimeve dorezohet ne seksionin e urbanistikes brenda 30 diteve nga perfundimi i objektit.

 
Neni 13.

Dhenia e lejes se shfrytezimit behet nga seksioni i urbanistikes, pas depozitimit te akt kolaudimit.

Me kerkesen e zoteruesit te sheshit te ndertimit, seksioni i urbanistikes i dergon zyrtarisht ZRRPP ne juridiksionin e se ciles ndodhet objekti, konfirmimin  zyrtar te perfundimit te punimeve te objektit ne perputhje me ligjin, projektin dhe kushtet urbanistike te miratuara per sheshin e ndertimit. Ketij dokumenti i bashkelidhen kopjet e akteve vijuese:

-Leja per sheshin e ndertimit,
-Leja e ndertimit,
-Proces verbali i kolaudimit te objektit (akt kolaudimi).
-Leja e shfrytezimit te objektit,
-Plani i vendosjes se objektit.
Dokumente te tjera qe percaktojne dhe individualizojne objektin e ndertuar. Me paraqitjen e ketij dokumentacioni, zyra e rregjistrimit te pasurive te paluajteshme, ne perputhje me dispozitat ligjore, kryen veprimet perkatese te rregjistrimit te objektit dhe leshon certifikaten e pronesise ne emer te te interesuarit.

 
Neni 15 (Ekstrakt)

Shkelja e neneve 5,6,7,9,10,11 te ketij ligji perbejne kundervajtje administrative dhe denohen me gjobe ne masen 50.000 deri 200.000 leke. Gjoba vendoset nga Kryeinspektori i  i Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik.



 

Editimi i fundit: E Marte, 17 Mars 2009


Bashkia Lezhe
Lagjia Skenderbeg
Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
Tel: +355 215 22270 / 22219
Fax: +355 215 22570

POSTA ELEKTRONIKE