REPUBLIKA E SHQIPERISE
BASHKIA LEZHE

POSTA ELEKTRONIKE



Te dhena per planin rregullues te Lezhes
09/03/2009

Perpjekjet e para per hartimin enje plani rregullues per qytetin e Lezhes jane bere ne vitet 60. Ky plan rregullues i bere ne kushtet e kohes, perfshinte nje zone relativisht te vogel. Ne vitin 1974, u ribe edhe nje here plani rregullues, i cili perfshinte vijen e kufizuar nga rruga shtraus ne jug, lagjen gurra ne lindje, bregun lindor te lumit drin ne perendim dhe ne veri deri tek ura e vjeter e qytetit. Qe nga ajo kohe plani i pergjithshem rregullues nuk eshte ripunuar me. Zgjerimet e qytetit jane bere me studime urbanistike pjesore ku mund te permenden zgjerimi ne lindje me bllokun e 11,2 ha, zgjerimi ne jug me perdendim me zonen industriale te fabrikes se letres dhe asaj te NISH Prodhimeve ne keneten prane kodres marlekaj, zgjerimi i qyetit me VKM nr.289 datw 25.06.1992 ku brenda zones se qytetit perfshihet lagjia ne koder marlekaj (sot lagjia Nene Tereza).

Zgjerimi i qytetit ne kete menyre e ka bere ate te ndare ku lidhja e shtesave me vete qytetin fillestar eshte bere ne menyre kaotike. Te ndodhur ne kushte te tilla, eshte e domosdoshme berja e nje plani te ri rregullues per qytetin e Lezhes. Puna per hartimin e ketij plani ka filluar nga drejtoria e Urbanistikes, kryesisht ne vitin 2007 e me tej, pune e cila ka konsistuar ne hartimin e studimit per "zgjerimin e vijes kufizuese te ndertimeve ne qytetin e Lezhes" dhe miratimin me pas te ketij studimi ne KRRT-ne e Bashkise dhe ate te Qarkut te Lezhes. Ne kete studim siperfaqja e perfshire brenda vijes kufizuese te qytetit arrin ne 880 ha. Miratimi i studimit per vijen kufizuese te re te qytetit te Lezhes eshte i domosdoshem per te krijuar mundesine e studimeve te plota urbanistike, vecanerisht per zonat periferike. Harta e vijes se re kufizuese te qytetit perfshin parcela toke nga komunat Kolsh, Balldren e Shengjin. Ky studim u miratua ne Bashkine Lezhe me vendimin nr.43 date 16.06.2008, ndersa me vendimin nr.1 date 04.07.2008 eshte miratuar studimi ne KRRT-ne e Qarkut. Rregullorja e Urbanistikes dikton miratimin perfundimtar ne KRRTRSH. Nderkohe po punohet per plotesimin e dokumentacionit teknik sipas procedurave qe kerkon ligji dhe rregullorja. Per kete qellim eshte e nevojshme asistenca nga institucione me te specializuara dhe ne per kete qellim i jemi drejtuar USAID-it. Gjithashtu eshte punuar per mbledhjen e te dhenave te domosdoshme per hartimin detyres se projektimit qe i sherben planit te pergjithshem rregullues, si te dhena per poziten gjeografike dhe kufijte e shtrirjes te territorit te qytetit tone, gjeologjike, sizmologjike, klimatike dhe hidrologjike, mbi komunitetet bimore, shtazore dhe ekosistemet e zones, arkeologjike dhe studime historike, zonat muze nen mbrojtje, demografike, mbi aktivitetin ekonomik faktik dhe ne perspektive, per zonen e banimit mbi gjendjen faktike dhe ne perspektive si dhe te tjera qe lidhen direkt me studimin.