|
|
| HOME » Bashkia » Drejtorite » Drejtoria e Ndihmes e Perkujdesjes Shoqerore |
 |
|
 |
Analize e punes per 6-mujorin epare 2009
Drejtoria e Ndihmes dhe Perkujdesjes Shoqerore prane Bashkise Lezhe ka organizuar veprimtarine dhe funksionin e saj ne bashkepunim dhe ne partneritet me organizatat, qendrat sociale, shoqatat dhe nderlidhesit komunitatr ne qytetin e Lezhes dhe me gjere. Keshtu qendra e Zhvillimit Ditor, Trendafilat, qender ditore per femijet dhe te rinjte me aftesi te kufizuara, me kalimin nen varesi te Bashkise qe ne fillim te vitit 2009 ka rezultuar per ne me efektive ne njohjen me afer te perfituesve ne qender, por edhe te femijeve te tjere me aftesi te kufizuara. Duke qene ne kontakt te vazhdueshem me kete qender ne jemi azhornuar me problemet dhe nevojat e kesaj qendre. Prinderit e femijeve dhe te rinjve perfitues si dhe edukatoret kane qene partneret tane kryesore ne te kuptuarin e rezultateve dhe nevojave te femijeve qe frekuentojne qendren. Takimet qe ne kemi zhvilluar me prinderit na kane bere te kuptojme me afer ecurine e femijeve te tyre, por edhe shpresojme te jene zeri qe do te trokase me tej per permiresimin e kushteve per nje mbarevajtje me te mire te sherbimit ne hallkat e duhura te zgjidhjes se tyre, por edhe per prinder te tjere te cilet nuk i sjellin femijet ne qender per shkak te paragjykimeve te mundshme. Ne partneritet me Kryqin e Kuq Shqiptar, dega Lezhe, eshte ngritur dhe tashme funksionon ne menyre efektive Qendra e Moshes se Trete. Kjo qender aktualisht frekuentohet nga mesatarisht 70 tyre moshuar ne dite, burra e gra. Serish ne bashkepunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe ate Spanjoll eshte mundesuar ngritja e nje kursi rrobaqepesie falas per vajza dhe gra dhe per rrjedhoje kemi mundesuar perfshirjen ne kete kurs te perfitueseve vajza dhe gra edhe nga skema e ndihmes ekonomike, projekt ky qe perfshin edhe 3 sesione te tjera mesimi profesional rrobaqepesie deri ne muajin shkurt 2011. Nje ndihmese te vazhdueshme kjo Drejtori ka patur edhe nga Karitasi Shqiptar, i cili na ka mbeshtetur ne menyre te vazhdueshme me pako ushqimore per familjet me femije jetim, te evidentuara nga ne, por edhe per familje te tjera ne veshtiresi te shumta ekonomike e sociale. UNIFEM, Organizata e Kombeve te Bashkuara per ceshtjet e grave, ka shfaqur interes te vecante per Bashkine tone ne kuader te perzgjedhjes se 4 bashkive pilot per te implementuar buxhetimin gjinor. Tashme ne Bashkine tone jane zhvilluar dissa trajnime mbi perkatesine gjinore, buxhetimin gjinor, ku kane marre pjese punonjes te administrates se Bashkise, por edhe me pikat e kontaktit qe ne kemi si dhe punojnes te tjere te OJF-ve qe veprojne ne Lezhe e me te cilet ne bashkepunojme ngushtesisht. Ne kuader te detyrave dhe funksioneve qe ne kemi, prioritet mbeten ceshtjet e Barazise Gjinore dhe rastet e dhunes ne familje. Tashme ky sektor ka kanalizuar dhe koordinuar punen me aktoret lokal per zbatimin e ligjit per masat ndaj dhunes ne marredheniet familjare. Drejtoria e Ndihmes dhe Perkujdesjes Shoqerore eshte partnere ne organizimin e aktiviteteve ne data te shenuara sic jane 8 prill Dita Nderkombetare e Komunitetit Rom, 15 Maj Dita Nderkombetare ne kujtim te viktimave te rena nga HIV/ AIDS, 12 Qershor Dita Nderkombetare Kunder Shfrytezimit te Femijeve, 16 Tetori Dita Nderkombetare e Shkopit te Bardhe, 20 Tetor Dita Nderkombetare mbi te Drejtat e Femijeve, 25 Nentor Dita Nderkombetare kunder dhunes ndaj Gruas, 1 Dhjetor Dita Nderkombetare kunder HIV/ AIDS, 3 Dhjetor Dita Nderkombetare e Aftesise se Kufizuar. Aktiviteti i fundit qe kemi realizuar eshte Kampi Veror 1 javor qe eshte realizuar per femijet e Lezhes. Per here te pare kete vit Bashkia e Lezhes ideoi dhe realizoi nje kamp veror nje javor per femije. Kane marre pjese gjithsej ne kete kamp 35 femije nga qyteti i Lezhes te perzgjedhur kryesisht nga familjet qe jetojne ne gjendje te veshtire ekonomike dhe sociale. Kampi u zhvillua ne fshatin Gjinar te Elbasanit, nje fshat turistik, malor dhe nje terren shume i pershtatshem per realizimin e kampeve per femije. ky vend gjendej ne mesin e fshatit, i rrethuar nga mali, pylli dhe fushat e gjelberta. Pra nje fshat, nje natyre te cilen keta femije nuk e kishin vizituar asnjehere tjeter me pare, ne nje distance prej 5 oresh nga Lezha. Femijet qe moren pjese ne kete kamp paten mundesi cdo dite te mesonin lojera te reja, kenge, gara, perfitim i njohurish te reja, zhvillim te kapaciteteve te tyre, shetitje, piknik dhe cdo gje tjeter qe nevojitej per mbarevajtjen e jeteses se perditshme ne kamp. Bashkejetesa e ketyre femijeve beri qe te pasurohej gjithnje e me teper pervoja e tyre jetesor pasi secili prej tyre sillte me vete realitetin e tij dhe pritshmerite e marra me vete. Jetesa e tyre autonome nga prinderit mundesoi aktivizimin e aftesive te tyre vetmenaxhuese per kujdesin vetjak por edhe ne mirembajtjen e ambjenteve te perbashketa te gjithe luanin, hanin, flinin dhe kalonin kohen e lire. Ishin shume te bukura castet kur femijet ndihmonin te rriturit te shtronin tryezat e ngrenies, ti ngrinin ato, te pastronin ambjentet e kampit dhe ti mirembanin ato. Kjo beri qe femijet te mesonin dhe te reflektonin njekohesisht vlera te dukshme edukative, zhvilluese, mirekuptimi dhe bashkejetese efektive. Ky kamp dhe keto dite pushimi te organizuara per keta femije nuk mund te mendohen pa kontributin e vyer vullnetar qe kane dhene edukatoret, animatoret, guzhinieret qe ishin pjese e kampit. Kontributi finaciar dhe ai vullnetar kane qene dy komponentet kyc te ketij aktiviteti. Sigurisht qe ky kamp ka koston e vet financiare per te mbuluar shpenzimet e nevojshme qe per kete kamp, qe kane qene Bashkia e Lezhes ne partneritet te ngushte me Korpusin e Paqes, Kryqin e Kuq Shqipetar, dega Lezhe.Ne te ardhmen ne shpresojme qe ta shnderrojme ne tradite realizimin e kampeve verore te pervitshme, pasi besojme ne nje jete me te bukur dhe me kuptimplote per femijet.
Editimi i fundit: E Shtune, 05 Shtator 2009
|
|
|
|

| Bashkia Lezhe |
| Lagjia Skenderbeg |
Sheshi Gjergj Kastrioti
|
| Lezhe, Albania |
| Tel: |
+355 215 22270 / 22219 |
| Fax: |
+355 215 22570 |
 |
POSTA ELEKTRONIKE
|
|
|
|