HOME » Bashkia  » Drejtorite  » Policia Bashkiake 


Policia Bashkiake:

Eshte  organ  ekzekutiv i  perfshire ne  strukturen  e  aparatit  te  Bashkise  dhe  ne  varesi  direkte  te Kryetarit.Vepron si  seksion  me vehte  dhe  drejtohet  nga  inspektori  i  policise. Sherbimi i Policise Bashkiake  si  strukture  organizative, ekzekutive prane Bashkise, punen e saj  e  kryen  ne  baze  te  ligjit  8224 dt.15.07.1997, Ligji  8335 dt.23.04.1998  Ligji 8652 dt. 31.07.2000  si  edhe  ne  rregulloren  tip te MB.Policia  Bashkiake nuk  eshte  pjese  perberese  e  forcave  te  armatosura  por  gezon  mbrojtje  ligjore  njelloj  me  punonjesit  e  policise  se  Rendit. Punon per sigurimin  e  zbatimit  efektiv te  akteve  te  nxjerra  nga  Kryetari  i  Bashkise  si  edhe  nga  Keshilli  Bashkiak te  cilat  kane  te  bejne  me sigurimin  e  rendit  dhe  te  qetesise  si  edhe  mbarevajtjen e puneve  publike.Siguron zbatimin e urdherave te nxjerra nga Kryetari qe kane te bejne me persona  juridike  e  fizike te cilet nuk plotesojne detyrimet ligjore, fiskale apo çdo detyrim tjeter pasuror.Te marre masat e duhura duke b/punuar dhe me seksionin e sherbimeve publike, seksionin veterinar per te garantuar mbrojtjen e ambientit nga ndotjet;Te informoje Kryetarin e Bashkise per rastet e epidemive; Te konstatoje e te shmange ndertimet pa leje, zenien e trojeve ne menyre te paligjshme, te ndertesave e subjekteve publike te Bashkise; Te marre masa per ruajtjen e rendit dhe te qetesise publike duke shmangur zeniet, zhurmat, perdorimin e altoparlanteve, borive, si edhe veprime te tjera qe u shkaktojne shqetesime qytetareve; Te marre masa per ruajtjen dhe sigurimin e rendit kur ka grumbullime publike  si ne treg , ne raste ceremonish publike , artistike , fetare , sportive etj; Te kerkoje respektimin e dispozitave ligjore te cilat rregullojne veprimtarine e shitblerjes ne mjedise publike si edhe respektimin e orarit  te sherbimit te njesive tregetare; Te aktivizohet dhe te ndihmoje ne parandalimin  dhe evitimin e fatkeqesive te ndryshme; Ne permbushjen e detyrave te saj Policia Bashkiake bashkerendon punen edhe me Drejtori e zyra te tjera te aparatit te Bashkise, sidomos me Tatim-taksat, urbanistiken, veterinarise, Sherbimet publike, juridike, etj. Bashkepunim te veçante  Policia Bashkiake do te kete edhe me Komisariatin e Policise per te gjitha problemet.Punon me plan mujor dhe vjetor i cili miratohet nga Kryetari  i Bashkise.Kontrollon gjendjen e sigurise se aparatit te Bashkise dhe ne menyre te veçante merr masa per te garantuar arken dhe arketarin e institucionit ne ditet e terheqjes si dhe shperndarjes se vlerave monetare.Policia bashkiake mban uniformen e vet dhe stemen e Bashkise .Kryen edhe detyra te tjera operative qe ia ngarkon Kryetari i Bashkise.
 

Editimi i fundit: E Marte, 13 Prill 2010


Bashkia Lezhe
Lagjia Skenderbeg
Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
Tel: +355 215 22270 / 22219
Fax: +355 215 22570

POSTA ELEKTRONIKE