HOME » Bashkia  » Drejtorite  » Inspektoriati Ndertimor Urbanistik 
Detyrat, pergjegjesite, vendimet

Prane Bashkise Lezhe funksionon Inspektoriati Ndertimor Urbanistik, i cili nepermjet kryeinspektorit dhe inspektoreve, ushtron pergjegjesite e kontrollit dhe te zbatimit te ligjshmerise e te standarteve teknike ne fushen e ndertimit dhe urbanistike dhe ato te parashikuara me ligje te tjera, ne territorin brenda juridiksionit administrativ te Bashkise Lezhe. Struktura e Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik te bashkise eshte miratura me vendim te Keshillit te Bashkise Lezhe, me propoizimin e kryetarit te bashkise, Z.Viktor Tushaj. Inspektoriati Ndertimor Urbanistik drejtohet nga kryeinspektori, i cili emerohet nga Kryetari i Bashkise. Per permbushjen e detyrave te percaktuara me ligj, Inspektoriati Ndertimor Urbanistik i bashkise mbeshtetet nga Policia e Bashkise.


Gjate ushtrimit te pergjegjesive te parashikuara me ligj, Inspektoriati Ndertimor Urbanistik vendos pėrmbushjen e detyrimeve ligjore nė fushėn e ndėrtimit dhe urbanistikės; vendos gjoba sipas llojit tė shkeljeve tė dispozitave ligjore nė fushėn e ndėrtimit dhe urbanistikės; paraqet pranė organeve pėrkatėse kėrkesėn pėr heqje tė licencės profesionale personale ose tė shoqėrisė, nė rast tė ndėrtimit pa leje, si dhe nė rastet kur vėren shkelje tė kushteve teknike tė zbatimit, projektimit dhe shkelje tė masės sė pezullimit tė punimeve tė ndėrtimit; vendos pezullimin e punimeve nė ndėrtim nė rastin kur njė afat kohor paraprak ėshtė i nevojshėm pėr marrjen e vendimit pėr pėrmbushjen e detyrimeve ligjore nė fushėn e ndėrtimit dhe urbanistikės; vendos  prishjen e ndėrtimit tė kundėrligjshėm; pėrgatit kallėzimin penal pėr veprat penale tė konstatuara gjatė ushtrimit tė kontrollit dhe e paraqet atė pranė organeve pėrgjegjėse, sipas legjislacionit nė fuqi; jep informacionin e kėrkuar Inspektoratit Ndėrtimor e Urbanistik Kombėtar, si dhe krijon tė gjitha lehtėsitė pėr pėrmbushjen e detyrave tė kėtij Inspektorati.


Brenda 10 ditėve nga marrja e kopjes sė procesverbalit ose e njoftimit pėr rezultatin e kontrollit, inspektorėt e inspektoratit ndėrtimor e urbanistik tė bashkisė nxjerrin vendimin pėr marrjen e masave pėrkatėse dhe dhėnien e sanksioneve administrative, i cili nėnshkruhet nga kryeinspektori. Pezullimi i punimeve nė ndėrtim ka afat deri nė 10 ditė. Inspektorati ndėrtimor e urbanistik i bashkisė/komunės/qarkut/kombėtar merr vendimin pėr shkeljen e konstatuar brenda afatit 10-ditor tė sipėrpėrmendur. Vendimet e inspektoratit ndėrtimor e urbanistik tė bashkisė parashikojnė afate pėr zbatimin e tyre deri nė 60 ditė, sipas llojit tė shkeljes. Pėrjashtimisht, vendimet pėr prishjen e ndėrtimit  tė kundėrligjshėm kanė afat deri nė 30 ditė pėr zbatimin e tyre

Editimi i fundit: E Hene, 06 Prill 2009


Bashkia Lezhe
Lagjia Skenderbeg
Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
Tel: +355 215 22270 / 22219
Fax: +355 215 22570

POSTA ELEKTRONIKE