Inspektoriati i Sherbimit Veteriner
Mbeshtetur ne ligjin nr. 8652 date 31.07.2000 " Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", ligjin nr.9307 date 04.11.2004 " Per sherbimin veterinar", ne ligjin nr.7941 date 23.02.1993 "Per ushqimin", te akteve ligjore qe burojne prej tyre si dhe te akteve normative te nxjerra nga institucionet e bashkise , si urdhera, vendime, urdheresa, ne organiken e kesaj bashkie eshte ngritur Seksioni Veterinar, i perbere nga nje staf prej dy specialistesh me arsim te larte te profilit te veterinarise, me nje bagazh teorik ne nivelin e duhur, me nje eksperience shumevjecare ne fushen e kontrollit sanitaro veterinare te produkteve, nenprodukteve me prejardhje blegtorale ne dobi te ruajtjes te shendetit publik, i afte per te shfrytezuar ( dhe njohes) i literatures veterinare, ne tre gjuhe te huaj me te perdorshme ne kontinentin europian. Ky staf i ofron komunitetit qytetare Lezhjane sherbime te tilla si kontrollin sanitaro veterinar te produkteve/ nenprodukteve me preardhje blektoral sipas gjykimit me profesionalizem me qellimin e mire te ruajtjes te shendetit publik. Kjo realizohet ne saj te :
-Kontrollit te kafsheve per therje ne thertoren e qytetit te Lezhes, te kontrollit te procesit te therjes te kafsheve, te ekspertizes te mishit dhe te vulosjes te tij.
-Te kontrollit te te gjithe njesive manipuluese, grumbulluese, perpunuese, ruajtjes, transportuese, tregtare te produkteve dhe nenprodukteve blegtorale.
-Kontroll te vazhdueshem ne tregun e kafsheve dhe shpendeve te gjalla.
-Pune te vazhdueshme per eleminimin e tregtise ambulante te mishit, peshkut, te bylmetit e te tjera.
-Ndeshkimin e kundravajtesve ligjore ne cdo kohe.
-Dhenien e te dhenave statistikore per problemet veterinare.
-Sherbimin veterinare per mbareshtruesit e kafsheve shtepiake si gjedh, derr, te imtat dhe kafsheve te shoqerimit.
-Marrjen e masave te profilaksise te vecante per ruajtjen e shendetit te kafsheve si per TBC, Bruceloza, Ekinokokozen, Terbimit, Lejshmanjozen etj.
-Kryerjen e analizave loburatorike sipas situatave te krijuara per mishin dhe nenproduktet e tij, peshkun, bylmetin etj.
-Marrjen e masave per kryerjen e vaksinimeve kunder semundjeve infektive qe paraqesin rrezikshmeri per kafshet dhe jeten e njeriut.
-Zhvillimin e kurseve te kualifikimit per te gjithe tregtaret e mishit, peshkut dhe te produkteve dhe nenprodukteve blegtoriale, per te gjithe frigoriferistet dhe drejtuesit e automjeteve qe transportojne produkte blegtoriale me sistem ftohje apo jo, per kasapet e e therjes se kafsheve ne thertore.
-Zhvillimi i nje propagante te mirefillte veterinare per situata te ndryshme te krijuara me qellim te mire per ruajtjen e shendetit publik nga semundje qe prekin njeriun si ato infektive, parazitare ose toksiko infeksionet e ndryshme.
-Marrja e kontakteve me sherbimin veterinere nder rajanal dhe europian, si dhe te atij te pushtetit lokal respektiv per kembim eksperience ne kete fushe.
-Mardhenie te mira informative me pushtetin qendrore dhe lokal.
-Mardhenie te mira me institucione per bashkepuninim me Prefekturen e Qarkut Lezhe, D.R.B.U.MB.K te Qarkut Lezhe, me Drejtorine e sherbimit paresore Lezhe, me Drejtorine e Policise te Qarkut Lezhe.
Editimi i fundit: E Merkure, 18 Mars 2009
|