|
|
| HOME » Sherbime » Sherbimi i gjelberimit |
 |
|
 |
Sherbimi i Gjelberimit te Qytetit
Sherbimi i mirembajtjes se siperfaqeve te gjelberta realizohet ne afro 100.000 m2 siperfaqe sot ne territorin brenda juridiksionit te bashkise Lezhe. Ky sherbim realizohet nepermjet kontrates se lidhur 5 vjeçare me sipermarresin e gjelberimit subjektin FLORAL shpk, e cila realizon punime konform kontrates per mjellje e mirembajtje siperfaqe lulesh ne 3.000 m2, mbjellje e mirembajtje siperfaqe bari te kultivuar ne 24.000 m2, mirembajtje te siperfqeve te barit natyror ne rreth 37.000 m2, mirembajtje te siperfqeve inerte dhe ujore ne rreth 13.000 m2, sherbime ne drure dekorativ ne afro 1.000 rrenje, sherbime ne shkurre dekorative ne rreth 1500 rrenje, sherbime ne bordura te gjelberta ne 3.000 ml, etj. Bashkia Lezhe mbeshtetur dhe ne pervojen e viteve te kaluara dhe ne zbatim te detyrave e objektivave te vena ne fillim te mandatit te kryetarit te Bashkise Z.Viktor Tushaj, ka pasur si objekt kryesor rritjen e cilesise se sherbimeve dhe ne veçanti ate te sherbimit te gjelberimit te qytetit. Keshtu si rezultat i punes se bere kjo sipermarrje eshte vleresuar si asnjehere tjeter nga komuniteti qytetar per investimin e kryer nga Bashkia ashtu dhe per mirembajtjen e tij. Puna e perditshme, sistematike dhe kembengulese e drejtorise se sherbimeve publike ne Bashki per te pasaur nje qytet te gjlebruar ne te gjithe stinet e vitit, ka mundesuar jo vetem ruajtjen e tradites se mire, por e ka thelluar ate ne aspektin e investimeve permanente, me shtesa dhe zevendesime te se vjetres me te rene, dukuri kjo majft e munguar ne vitet e kaluara. Kohet e fundit mbjellja e rreth 80 rrenjeve palma ne sheshin kryesor te qytetit e ka hijeshuar dhe me shume ate.
Editimi i fundit: E Marte, 17 Mars 2009
|
|
|
|

| Bashkia Lezhe |
| Lagjia Skenderbeg |
Sheshi Gjergj Kastrioti
|
| Lezhe, Albania |
| Tel: |
+355 215 22270 / 22219 |
| Fax: |
+355 215 22570 |
 |
POSTA ELEKTRONIKE
|
|
|
|