|
|
| HOME » Sherbime » Sherbimi i pastrimit dhe largimit te mbetjeve urbane |
 |
|
 |
Sherbimi i pastrimit dhe largimit te mbetjeve urbane te qytetit
Bashkia Lezhe, mbeshtetur ne ligjin organik nr.8652 date 31.07.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", ne ligjin nr 8094, date 21.03.1996 "Per largimin publik te mbeturinave", ne ligjin nr.9010, date 13.07.2003 "Per administrimin mjedisor te mbetjeve te ngurta", ne ligjin nr.8934, date 05.09.2002 "Per mbrojtjen e mjedisit", ne VKM nr.319, date 21.06.1994, si dhe ne rregulloren higjeno-sanitare per zonat urbane dhe rurale per administrimin dhe trajtimin e mbeturinave date 17.11.1997, kryen sherbimin e pastrimit dhe largimit te mbetjeve urbane ne sherbim te qytetareve te qytetit te lezhes. Bashkia e kryen kete sherbim me sipermarrje private, pasi e ka tenderuar konform ligjeve ne fuqi dhe sipermarresi i cili kryen sherbimin e pastrimit dhe largimit te mbetjeve urbane per qytetin eLezhes eshte subjekti "Iridiani&Kadeli"shpk, me administrator Z.Gjovalin Kadeli. Fondi i vene ne dispozicion nga Bashkia Lezhe per kete qellim eshte ne vleren e 12,657 mln leke. Gjate vitit 2008 kemi pasur rritje te cilesise se sherbimit te pastrimit ndaj komunitetit qytetar dhe atij te biznesit. Keshtu jane rritur me 15% krahasuar me nje vit me pare shtesat ne siperfaqet e sherbimit ne 13.630 m2. Kemi pasur shtesa ne larjen e rrugeve me 7.800 m2, ose 115 me shume se nje vit me pare. Zbatimi i projektit pilot per mbledhjen ne menyre te difernecuar te mbeturinave ne qytet eshte nje tjeter hap pozitiv i bashkise Lezhe ne kete lloj sherbimi. I aplikuar ky projekt ne blloqet kryesore te banimit, kryesisht ne lagjen Beselidhja te qytetit, i perqendruar ne 9 pika grumbullimi, filloi te jape rezulatet e para pozitive ne kete drejtim.Nderkohe vemendje gjithe vjetore i kushtohet terheqjes se perditshme te mbeturinave nga pikat e grumbullimit, permiresimeve dhe kerkesave mjaft rigoroze ne pastrimin e rrugeve dhe trotuareve, pastertise dhe dezinfektimit periodik te konteniereve sipas kerkesave te kontraktuara, riparimit dhe zevendesimit te konteniereve te demtuar, shtimit te pikave te grumbullimit te mbetjeve urbane ne pergjigje te kerkesave te grupeve te interesit dhe komunitetit, larjes me shume se norma e kontraktuar me sipermarrjen gjate periudhes se veres, etj.
Editimi i fundit: E Premte, 06 Mars 2009
|
|
|
|

| Bashkia Lezhe |
| Lagjia Skenderbeg |
Sheshi Gjergj Kastrioti
|
| Lezhe, Albania |
| Tel: |
+355 215 22270 / 22219 |
| Fax: |
+355 215 22570 |
 |
POSTA ELEKTRONIKE
|
|
|
|