REPUBLIKA E SHQIPERISE
BASHKIA LEZHE

POSTA ELEKTRONIKE



Pershendetje e Kryetarit te Bashkise
16/05/2012 Tė nderuar bashkėqytetar!

Pėrshėndetja dhe urimi im i sinqertė do tė doja tė hynte nė ēdo vatėr qytetare tė qytetit tonė tė dashur e tė ulej kėmbėkryq nė zemrat  e ēdo banori Lezhjan.

Falenderimi dhe mirėnjohja ime pėr ju, sic e keni parė, ka qėnė baza e fillimit tė ēdo dialogu dhe bashkėpunimi mes nesh, duke qėnė i bindur se investimi i besimit tuaj tek unė ka qėnė dhe do tė jetė garanci e zhvillimit tė qytetit dhe rritjes sė mirėqėnies sė familjeve tuaja.

Jam shumė i ndėrgjegjshėm dhe i pėrgjegjshėm pėr peshėn e pėrgjėgjesisė sė kėtij funksioni, nė rolin e administratorit tė pushtetit tė qytetarėve, si pėrfaqėsues i tyre nė vendimmarrje, por mbi tė gjitha si garantues ligjor i tė drejtave tuaja, mbrojtės i vendosur i interesave tė ligjshme.

Jam krenar tė deklaroj solemnisht se si shėrbėtor i qytetarėve tė mi, do tė punoj pa u lodhur pėr rritjen e mirėqėnies sė tyre, duke bėrė tė mundur qė ēdo qindarkė e taksapaguesve tė pėrdoret dhe investohet me efikasitet dhe transparencė maksimale, duke i shėrbyer interesave tė pėrbashkėta tė komunitetit si dhe kėrkesave tė ligjshme qytetare.

Ne po vazhdojmė tė qeverisim sėbashku me qytetarėt duke bėrė pjesė tė vendimmarrjeve tė mėdha gjithė komunitetin nėpėrmjet debateve, diskutimeve, forumeve, anketave, komisioneve, etj tė cilat pėrveēse i bėjnė transparente vendimet, bėjnė qė vetė qytetarėt tė ndėrgjegjėsohen dhe tė bėhen tė pėrgjegjshėm pėr realizimin e tyre.

Platformat elektorale me tė gjitha premtimet e bėra nė fushata, janė shndėrruar tashmė nė njė program pune pėr mua dhe stafin tim. Ky program, i mbarsur me ato prioritete dhe objektiva, me ato ide dhe projekte, tė cilat formėzuan dhe kaliten edhe njėherė besimin qytetare e garantuan fitoren, duke e pasuruar mė tej me nevojat dhe kėrkesat e banorėve tė kėtij qyteti, do tė jetė bibėl apo kurani orientues pėr tė cilėn do tė lutemi dhe falemi ēdo mėngjes dhe informojmė qytetarėt ēdo darkė.

Ky ėshtė principi im  qeverisės, kjo ėshtė forma mė e dobishme pėr njė qeverisje tė mirė, pasi Jetojmė Bashkė dhe Vendosim Bashkė.

Vetėm kėshtu do ta bėjmė kėtė qytet mė tė sigurtė pėr investitorėt dhe mė tė banueshėm pėr qytetarėt.